Kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimet e SPAK që kanë çuar pas hekurave nuk duhet të ulin reputacionin e tij, por theksoi se duhet t’u konfirmojmë “të gjithëve se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë lart”.
Rama theksoi kryeministri apo partia në pushtet nuk japin llogari pse të tjerët futën duart aty ku nuk duhej dhe prekën pasurinë e përbashkët. Ai shtoi se rëndësi ka mënyra se si përgjigjesh ndaj këtij fenomeni, teksa shtoi se ka zgjedhur të jetë në krahun e drejtësisë dhe të mos bëjë avokatinë e askujt.
Edi Rama: Hetimet nuk duhet të ulin reputacionin tim, por t’u konfirmojmë të gjithëve se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë lart, për ti parë shqiptarët të jenë si ata që i kemi parë gjithë jetën, nga shumë poshtë lart dhe për të pasur këtu një vend të drejtë. kjo do kohën e vet dhe luftën e vet.
