Presidenti Volodymyr Zelensky po viziton Arabinë Saudite ku po takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman, një ditë para bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Uashingtoni shpreson se bisedimet do të sjellin përparim thelbësor drejt përfundimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një përpjekje për paqe, Shtetet e Bashkuara e kanë ndryshuar qasjen e tyre në raport me konfliktin, duke u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Moskën.
Arabia Saudite ka luajtur një rol ndërmjetësues që nga sulmi rus në vitin 2022, përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimit të të burgosurve si dhe si vendi pritës i bisedimeve të muajit të kaluar mes Moskës dhe Uashingtonit.
