Analisti Enton Abilekaj, në intervistën në edicion e pasdites në një studio televizive, tha se gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit është e fortë.
Sipas tij, skema që Rama po përdor në këtë fushatë elektorale, është vetëm për t’iu përkthyer atij në vota në interes të tij, gjë që do të çojë në reduktimin e emrave të njohurtë deputetëve në PD.
Përsa i përket emrave të rinj në PS, Abilekaj thotë së ata janë pa përvojë në Partinë Socialiste.
Abilekaj: Rreth 10 deputetë nga këta që janë aktualisht, do të luftojnë për 5 ose 6 vende, maksimumi 7 vende. Skema elektorale e përbindshme, e ftohtë, e fortë që garanton vota vetëm për Edi Ramën, pra për Partinë Socialiste. Largon nga Parlamenti një pjesë të njerëzve që nuk kanë mundësi të bëjnë një fushatë me para dhe me shumë para, që nuk krijojnë lidhjet me grupet e interesit që sot janë biznes, bandat kriminale. Dhe sigurisht që bazën nuk e njohin të gjithë nga PS, kështu që largon nga Parlamenti edhe deputetë si pandeli Majko, ose si Erion Braçe. Mund të rrezikojnë sepse nuk dihet si shkon, pasi përveç votave të partisë nuk kanë asnjë votë tjetër ku të bazohen. Kjo është ajo që duket, që është sipërfaqja e gjithë kësaj gare.
