Vrasja e Martin Canit/ Mbahet seanca paraprake, prindërit e viktimës futen dorë për dore në Gjykatë

Data

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, Mario Përlleshi, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.

Në seancë janë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi, vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.p

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related