Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sërish këtë të diel nga qelia mbi arrestimin e tij. Duke folur nga burgu, Veliaj u shpreh se pret që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që ka bërë.
I pyetur se përse ka kritikuar vetëm dy emra Dado – Bani, për arrestimin e tij dhe s’ka thënë asnjë fjalë për prokurorin tjetër të çështjes Altin Dumani, Veliaj thotë se nuk është pyetur nga Dumani por vetëm nga Dado dhe se ky i fundit ishte në konflikt interesi pasi i kishte kërkuar leje ndërtimi.
I pyetur se përse nuk e ka denoncuar konfliktin e interesit ndaj Dados që në kohën kur ishte duke u marrë në pyetje nga SPAK, Veliaj i shmanget pyetjes teksa thotë se kur është marrë në pyetje është thirrur si person në dijeni ndërsa ka vijuar sërish me sulmet ndaj prokurorit.
