A keni komunikuar me Ramën? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

Data

“Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, thotë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe Edi Rama për rastin e tij, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur duke mbështetur sistemin e drejtësisë dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj shefit të tij, duke thënë se ka një jetë që punon me të.
Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

“Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related