Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë sipërfaqe me bimësi dushku.
Drejt zonës në orët e para të mëngjesit kanë shkuar 15 punonjës nga pyjorja, zjarrfikësja bashkë edhe me banorë të zonës për të izoluar vatrat e zjarrit
Aktualisht dy vatra janë izoluar dhe janë fikur dhe po monitorohen nga afër për të mos lejuar riaktivizimin e tyre, ndërkohë është duke u punuar në një vatër të tretë në zonën e Prenishtit e cila ka rënë mëngjesin e të dielës.
