Drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi mesditën e sotme u paraqit në SPAK. Nuk ka pranuar që të flasë për mediat mbi arsyet dhe në cfarë cilësie është ftuar.
Herën e fundit që policia pati përplasje me SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme ishte fakti që sipas prokurorisë blutë nuk morën masa për protestën që zhvilluan mbështetësit e Erion Veliajt përpara godinës teksa po jepej masa e sigurisë.
