‘Vendim arbitrar’/ Kina zotohet t’u kundërpërgjigjet tarifave të Shteteve të Bashkuara: Bota do të përfshihet nga…

Data

Kina u zotua sot se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i quajti “arbitrare”.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës William Gallo, deklaratat e zyrtarëve kinezë ndaj vendimit të Presidentit amerikan janë pjesë e përpjekjeve të Pekinit për ta paraqitur veten si një forcë për stabilitetin botëror. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Kina deri tani ka reaguar me kujdes ndaj veprimeve të Uashingtonit.

Takimi më i madh politik vjetor i Kinës është një skenar i hartuar me kujdes. Kësaj radhe qëllimi ishte për të ngjallur besim tek ekonomia kineze.

Megjithatë, ministri i Jashtëm Wang Yi të premten u përqëndrua tek Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Uashingtonin për rritjen e tensioneve dhe pasojat tek tregëtia globale.

“Siç e thotë një fjalë e urtë kineze, nëse veprimi i dikujt dështon, arsyeja duhet kërkuar brenda vetes. Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë çfarë kanë arritur me tarifat dhe luftërat tregtare këto vite”, thotë ministri Wang.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related