- Forma e parë: Mbrojtja e menjëhershme, ku Drejtori i Policisë së Shtetit lëshon urdhër të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e punonjësit të kërcënuar.
- Forma e dytë: Punonjësi i policisë i drejtohet komisionit për mbrojtjen nga kërcënimet përmes procedurave të përcaktuara.
“Përmes këtij akti hapet një udhëtim i ri për sakrificën dhe mbrojtjen e punonjësve të policisë. Ky është një tregues i qartë se jeta, shëndeti dhe prona e punonjësve të policisë janë prioritet,” tha ministri Hoxha gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
