Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

Data

Në 9 nëntor të vitit 2024, fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakë të mëdha, ndërkohë që tymi toksik u shpërnda në të gjithë qytetin. Banorët e zonës, tashmë të dorëzuar përballë kësaj situate të rëndë, deklaruan për mediat se zjarret në landfillin e menaxhuar nga “Eco-Elb” tashmë janë bërë perodike, ndërkohë që autoritetet lokale kanë dështuar për të marrë masat e duhura.

Së fundit, Prokuroria e Elbasanit ka intensifikuar hetimet për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh”, pas referimeve të Policisë lokale, të cilat lidhen me disa episode zjarresh në landfill.

Fusha e mbetjeve menaxhohet nga kompania publike “Eco-Elb”, e cila administrohet nga Leli Kaja.

Në foto: Fusha e mbetjeve në Elbasan në flakë

Për të kryer funksionet e saj, “Eco-Elb” ka lidhur një kontratë shërbimi me subjektin privat “Ergi” shpk. Kjo e fundit ka për detyrë që të kryejë menaxhimin e mbetjeve në landfill dhe ndarjen e tyre sipas llojit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related