Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në një emision televiziv se partitë e vogla që garojnë më vete ose në koalicion pa një parti të madhe i shërbejnë Edi Ramës, nëse nuk arrijnë të marrin mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Mediut, sistemi zgjedhor aktual favorizon koalicionet e gjera dhe të organizuara, siç është ai mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Ai theksoi se mënyra e vetme për të përkthyer votat në mandate është bashkimi i opozitës në një front të përbashkët për të përballuar Partinë Socialiste.
