PD denoncon shkeljet e KPP-së së Myzyrit: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro

Data

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet e Komisionit të Prokurimit Publik të drejtuar nga Jonaid Myzyri, e cila nuk ka zbatuar as vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në lidhje me një tender të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1”, me fond limit: 2.2 milion euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave tek Arkivat ka shpallur fitues të tenderit kompaninë “Kristalina KH” me ofertë 1.7 milion euro. Por, ndërkohë, kompania tjetër në garë, “Adel Co” ka bërë ankimim në KPP, e cila i dha menjëherë të drejtë, edhe pse kishte ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi.

Pasi KPP, ia hoqi tenderin, edhe pse ishte shpallur fituese nga KVO, kompania “Kristalina KH” ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë të shfuqizojë vendimin e  KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar vendimin, i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.

Por, ndërkohë, kompania “Adel Co” bën sërish ankimim tek KPP e Jonaid Myzyrit, e cila pranon ta shqyrtojë, edhe pse kompania “Kristalina KH” ishte rishpallur si fitues me vendim gjykate të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related