‘Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore’, tensione në diskutimet e Presidentit Trump me Zelenskyn

Data

Takimi në Zyrën Ovale mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, pati një përplasje të vogël.

Gjatë diskutimeve, Trump i tha Zelensky-t se ai po luante “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe e këshilloi që të ishte mirënjohës për ndihmën që SHBA po i jep. Trump theksoi se Ukraina duhet të bëjë një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga përpjekjet e tyre.

Në një moment tjetër të diskutimeve, Trump i tha Zelensky-t: “Mos na tregoni se çfarë duhet të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejnë ukrainasit”. Ai e paralajmëroi gjithashtu presidentin ukrainas se Ukraina nuk është në një pozicion të fortë dhe se problemet mund të fillojnë për të, duke i thënë: “Nuk keni kartat kundër nesh.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related