Kemi propozuar Avokatin e Popullit, nuk po marrim përgjigje’, Peleshi i përgjigjet Tabakut: Nuk jemi kundër asnjë emri

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i është përgjigjur sot në Kuvend akuzave të deputetes demokrate Jorida Tabaku për bllokimin e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Në nisje të seancës plenare, Peleshi theksoi se mazhoranca është e gatshme të vijojë traditën e konsensusit për këtë post dhe nuk ka kundërshtim për asnjë emër të propozuar nga opozita, përfshirë kandidatin Besim Ndregjoni.

“Siç e kam thënë në Konferencën e Kryetarëve, ne jemi të hapur të diskutojmë mbi propozimet tuaja. Nuk jemi kundër asnjë emri. Kam kërkuar nga kryetari i grupit të PD që të vijojmë dialogun mbi këtë çështje,” tha Peleshi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related