Der Standard: Edi Rama sulmon shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën në vendin e tij

Data

Gjatë një lidhjeje live në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama goditi tryezën si një fëmijë në fazën e adolesbencës dhe përdorl fjalë fyese. Që prej arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, më 10 shkurt për akuza të rënda korrupsioni, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme përkatëse po sulmohen vazhdimisht nga përfaqësues të Partisë Socialiste në pushtet, veçanërisht nga Edi Rama.

Veliaj është një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës. Ky i fundit, përgjatë, ka marrë gjithnjë e më shumë kontroll mbi të gjitha institucionet në Shqipëri me metoda autoritare. Tani ai madje ka penguar Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisë një procedurë shkarkimi ndaj Veliajt dhe, në vend të kësaj, de facto është vetëemëruar si kryebashkiak. Rama deklaroi se SPAK po përdor “metoda si ato të Stasit” dhe se jeta e Veliajt po shkatërrohet nga “budallallëku profesional” i prokurorëve.

Deputetët e Partisë Socialiste në sulm ndaj SPAK-ut

Deputetët e Partisë Socialiste janë mobilizuar për të sulmuar SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar hapur që drejtësia të ndërpresë hetimet kundër Veliajt. Sipas mediave shqiptare, mbështetësit e Partisë Socialiste kanë kërcënuar dhe madje kanë sulmuar fizikisht prokurorët. Në një deklaratë, SPAK dhe Gjykata e Posaçme kritikuan policinë dhe Gardën e Republikës për mosmbrojtjen e punonjësve të drejtësisë nga militantët e partisë në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related