Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj janë persona e hetuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
Sipas njoftimit të prokurorisë thuhet se fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar.
Dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
