Ervin Salianji ka reaguar nga qelia ku i thotë Edi Ramës se e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 Majit, teksa theksoi “bën mirë të ketë frikë”.
Salianji u shpreh se Ramës, sipas tij, i dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale.
Demokrati thekson se “nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron”.
“Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetëra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve”, shkroi Salianji në Facebook.
