Mëngjesin e sotëm ishte caktuar të mbahej seanca në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali.
Edhe pse kanë kaluar dy orë, seanca ende nuk ka nisur dhe shkak për këtë është bërë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.
Fillimisht çështja i ishte caktuar gjyqtares Etleva Deda, por duke qenë se ajo ndodhej jashtë vendit, i ka kaluar gjyqtares Irena Gjoka. Me rikthimin e gjyqtares Deda çështja i ka kaluar sërish asaj për shqytim.
