Basha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për Shqipërinë në BE dhe anëtarësimin e Kosovës

Data

Urimet më të përzemërta miqve dhe partnerëve tanë të CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani! Me këtë fitore hapet një kapitull i ri drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Në këtë kohë sfidash dhe transformimesh historike, Gjermania nën udhëheqjen e CDU, do të jetë një garanci për paqen dhe stabilitetin, në mbështetje të vlerave demokratike dhe për avancimin drejt Bashkimit Europian të vendeve aspirante, mes të cilave është edhe Shqipëria. Jam i bindur se nën udhëheqjen e CDU, qeveria gjermane do të ketë një vëmendje të shtuar edhe për Kosovën, duke nisur me angazhimin e shprehur në KiE për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related