Kanosje dhe presion ndaj drejtësisë/”Po përdor taktikë mafioze”,Çollaku: Veliaj po përdor taktikë mafioze, po e kthen..

Data

I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku foli në lidhje me korrupsionin që ka bërë kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj dhe kërcënimet që ai ka bërë ndaj prokororëve.

Çollaku tha se Veliaj po përdor këtë çështje si diçka personale kundër tij dhe gjuha që ai përdor është kanosëse dhe mafioze. Gjithashtu Çollaku u shpreh se Veliaj kërcënoi prokurorin e çështjes së tij Olsi Dadon duke i thënë ‘nuk e di me kë ke të bësh’.
Të tjerë politikanë kanë pasur një përplasje të ashpër politike, por jo personale, ashtu siç po e bën Veliaj. Ky nuk është mesazh, por kanosje e kodit mafioz. Veliaj është duke treguar të vërtetat e tij, po përpiqet ta mbaj debatin në përballje personale, për të mos shkruar opinoni, mediat tek ajo që është thelbi.

Teksti i tij është një tekst mafioz, kanosës, ‘Nuk e di me kë ke të bësh’. Është një gjuhë vrasësish dhe kriminelësh, një gjuhë mafioze dhe një gjuhë jo zyrtarësh. Kjo sjellje e Veliaj dëshmon ata që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Përballja me Olsin Dadon me këtë gjuhë tipike bandash, më shton kuriozitetin të shoh edhe reagimin e SPAK.” – tha Çollaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related