Safet Bajri u arrestua dje për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, saga e vr@sjeve mes dy fiseve që përgj@kën Shkodrën

Data

SPAK thotë se ka të dhëna që provojnë përfshirjen e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe mikut të tyre, Asmer Bilali në ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici, i vrarë në 10 gusht 2018 është vëllai i Mustafa Licit, familja e të cilëve është përfshirë në një zinxhir vrasjesh me fisin Bajri.

Saga e vrasjeve nisi mëngjesin e 13 janarit të 7 vjetëve më parë, kur nga Shkodra do të përcilleshin bëmat e një akti të mirëfilltë terrorist. Një motobombë e shpërthyer hodhi në erë njerëz e gjithçka kapi me rrezen e vet. Autoritetet arritën shpejt në konkluzionin se objektivi për t’u eliminuar ishte Lulzim Kulla, një biznesmen që rezultoi të ishte edhe dhëndër ne familjen Lici.

Më 15 korrik, një çift u ekzekutua brutalisht në makinë, ndërsa elementi që tronditi edhe më rëndë ishte djali 3 vjeç, që kishte mbijetuar pa asnjë gërvishtje. Trupat e çiftit u gjetën pas rreth 5 orësh nga vrasja, ndërsa fëmija kishte ikur nga sedilja e pasme dhe ishte ulur në prehrin e nënës së vdekur. Policia identifikoi viktimat, i riu ishte Boran Bërçana, ndërsa partnerja e tij ishte Silva Ndoci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related