APP përjashton për 1 vit firmën MSE! Arbër Teqja transaksione me rusët për të fituar tendera në QSUT

Data

Mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philips ose ekuivalent, prodhuesit Siemens dhe prodhuesit Toshiba dhe prodhues GE Healthcare për 24 muaj.

Bëhet fjalë për lotin 1, me objekt “mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philis me fond limit 88.858.534 lekë, të datës 24 tetor 2023, të zhvilluar nga autoriteti kontraktor Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, më datë 30.11.2023.

“Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ndaj operatorit MSE ka filluar bazuar në shkresën e datës 08.20.2024 , plotësuar me shkresën e datës 23.10.2024 dhe 13.11.2024 dërguar nga operatori ‘Helath & Light’” thuhet në këtë dokument.

Në përfundim, vijon APP, të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78 fraksion 1, a, ku parashikohet se “Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Në nën rubrikën “masat”, APP shkruan se me vendimin e datës 13 shkurt 2025, është vendosur “të përjashtohet operatorit ekonomik MSE nga e drejta për të fituar kontrata publike për 12 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related