Zgjedhjet e 11 Majit në zjarr politik/ “Rama dhe Berisha përballë drejtësisë”, Dervishi: Kryeministri i frikësuar pas

Data

Zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë teksa situata politike është ndezur jo pak, ku fillimisht ishte arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe më pas deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SPAK-ut.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur strukturën e hetimit të krimit zgjedhor dhe sot shpalli strategjinë, pikërisht disa orë pas deklaratës së kryeministrit, që e kritikoi nismën për survejimin në fushatë.

Gazetari Ferdinand Dervishi shprehet në një studio televizive se që nga viti 1996, kur Berisha bëri masakrën elektorale, zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë janë shoqëruar me akuza për vjedhje dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira.
Për të SPAK nuk kontrollohet nga Rama, ndërsa nënvizoi se kryeministri është i trembur nga ky survejim, pasi kërkon që t’i fitojë këto zgjedhje edhe me ‘aleancë djallëzore’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related