Prej kohësh në kemi denoncuar punë e vështirë që kryen Policia e Burgjeve. Presioni i vazhdueshëm në vendin e punës si dhe lënia në harresë e problemeve social-ekonomike të stafit policor. Rasti i të ndjerit, nuk është i vetëm. Ka disa raste që kanë ndodhur në vitet e fundit në policinë e burgjeve. Për shkak të detyrës, vetëvrasjes, sëmundjeve të pashërueshme nga 2019 kanë ndërruar jetë 38 veta, bashkë me rastin e fundit. Kemi shumë punonjës që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Rasti me vetëvrasjen e kolegut është i rëndë, ka shkaktuar polemika dhe në media dhe portale të ndryshme.
Çdo njëri prej nesh ka probleme familjare, këto vijën dhe nga akumulimi i mbingarkesës që kalojmë çdo ditë në burgje. Ai kishte dhe problemet e veta familjare. Ai jetonte vetëm. Është gjetur në një garsionere, i mbyllur pa praninë e bashkëshortes dhe fëmijëve të vet. Është gjetur në një banesë të marrë me qira. Për ne është problem i madh mungesa e strehimit, mungesa e një page dinjitoze për të qenë krenarë para fëmijëve tanë, për t’i trajtuar ashtu siç e kanë të drejtën për t’u trajtuar. Këto janë politikat e mbrapshta që çdo qeveri ka ndjekur prej 35 vitesh për të diskriminuar punonjësit e policisë. Disa janë të nënës dhe disa të njerkës.
Mungesa e pagës dinjitoze, mungesa e trajtimit ushqimor dhe kredisë së butë për strehim duke i shtuar dhe mbingarkesën e stresit dhe përplasjes me bandat dhe krimit, sepse punonjësi i policisë së burgjeve është i ekspozuar gjithë jetën para krimit. Nëse policia heton me muaj dhe bën aksion me kapuç polici është përballë. Shto dhe hallet familjare, diku do plasë.
Probleme të tilla nisin nga trajtimi që policia i bën shërbimeve të policisë. Njëri është i nënës dhe tjetri është i njerkës. Ky është diskriminim.
Shërbimet policore shqiptare duke qenë nën trysninë e politikës, mediat e të gjithë të tjerave ata kanë nevojë për trajtim me mjekë psikologë klinikë.”
