Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Politologu Ilir Kalemaj tha në një studio televizive, se kjo është një fushatë me kushte të pabarabarta që i kalon limitet e lojës politike dhe e vendos SPAK-un në pozita presioni.
“Mendoj që kjo është fushatë jo me kushte të drejta, kjo është fushatë me kushte të pabarabarta dhe është fushatë që i kalon limitet e lojës politike dhe e vendos SPAK-un që Rama deklaron se do ta mbrojë në pozita të parehatshme dhe në pozita presioni dhe shantazhi.
