Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022.
Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”.
“Ne nuk mund ta lejojmë që presidenti rus, Vladimir Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky. “Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe të qëndrueshme”.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të martën u takuan në Riad dhe u pajtuan për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe thanë se kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të duhet kohë për të organizuar një samit me presidentin amerikan, Donald Trump. Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, pas refuzimit të Ukrainës që të mbajë zgjedhje në kohë lufte.
