Kallëzohen në SPAK trupa e KPP-së se shkelën vendimin e Apelit

Data

Në kohë të trazuara ku politika ka shkatërruar klimën e biznesit në vend, aktorë të tjerë shfrytëzojnë mjegullën për të realizuar skenarët e tyre me një qëllim të vetëm, përfitimin e parave publike. Dosja.al është njohur me një skandal, që ka mbushur kupën gjatë ditëve të fundit, ku administratorët e një kompanie “Kristalina KH” kanë bërë një kallëzim penal në SPAK, për trupën e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) me në krye Jonaid Myzyri, pas dyshimeve se është shkelur me qëllim barazia në tendera.

Historia nis në vitin 2023, kur Drejtoria e Arkivit të Shtetit kur gara për një tender me vlerë 2 milionë euro është kthyer në një sagë manipulimesh dhe tentativash nga KPP për të skualifikuar të gjithë konkurrentët që fituesi të ishte vetëm një, Adel Co.

Por çfarë na shtyn ta mendojmë këtë?

Do të donim të mendonim se bëhet fjalë për vetëm një rivalitet mes kompanive në garë, por në momentin kur njihesh me dokumentacionin dhe vëren se Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili për kulturën juridike të kujdo është një vendim i formës së prerë, atëherë kjo nuk është thjesht një histori konkurrentësh…

Pas shpalljes së ofertave, u shpall fituese kompania “Kristalina KH”. Tenderi ishte me vlerë 2 milionë euro. Në momentin që u shpall fituesi, Adel Co kreu një ankesë për tenderin. Menjëherë KPP i dha të drejtë duke ia hequr kompanisë që kishte fituar tenderin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related