Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme”/ Rama për çështjen e Veliajt: Jam kundër arrestimit të tij, por nuk e…

Data

Kryeministri Edi Rama tha sot live në rubrikën “Sy m’sy” se është kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës dhe kjo lëvizje sipas tij është e panevojshëm për të vazhduar hetimet. Rama tha se në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, sipas tij, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht. Ai shtoi se është e rëndësishme të kemi zërin kritik. Gjithashtu Rama tha se sistemi i drejtësisë do ketë gjithë mbështetjen e tij kur sulmohen në mënyrë agresive.

“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet. Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.

Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund t’i thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related