Tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale 21-vjeçarit, bien në prangat e policisë 4 shtetas të mitur në Tiranë

Data

Katër të mitur janë arrestuar te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, pasi tentuan të grabisnin me dhunë një 21-vjeçar.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari, policia identifikon dhe vë në pranga 4 shtetas të mitur.

Vijon puna për të dokumentuar nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related