Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, Begaj: Jemi dy shtete të një kombi, nxis bashkëpunimin aktiv

Data

Ambasada e Prishtinës në Tiranë ka organizuar pritje me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili ndau mesazhin e tij.

Begaj e nisi fjalën duke i uruar pavarësinë Kosovës, ndërsa tha se e fitoi “përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal të ish- Jugosllavisë”.

Begaj komentoi edhe ndërhyrjen e NATO-s, duke thënë se është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe jetëve njerëzore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related