Rama reagon pas ultimatumit të Berishës: Buf kënete, armik i diversitetit

Data

Edi Rama ka reaguar pas Sali Berisha e paralajmëroi që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re.

Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideron atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.”- shkruan Rama.

Që nga arrestimi dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama dhe Berisha kanë replikuar shpesh me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related