Shyqyr që ndodhi’, Manjani: Arrestimi i Erion Veliajt, sinjal për ndryshimin e balancave

Data

Juristi Ylli Manjani ka reaguar mbi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme që nuk kalon pa gjurmë në publik, për shkak të rolit të Veliajt në strukturat e Partisë Socialiste dhe afërsisë së tij me kryeministrin Edi Rama.

Manjani e ka konsideruar këtë veprim si një sinjal për ndryshimin e balancave në skenën politike dhe në qasjen e drejtësisë. “Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta dëgjonim Edi Ramën të reagonte për këtë çështje,” tha ai, duke theksuar se standardet në sistemin e drejtësisë u prishën vetëm në rastin e Veliajt, pavarësisht se shumë figura të tjera të PS-së janë larguar më herët.

Juristi kritikoi edhe reagimin e Ramës pas arrestimit, duke argumentuar se kryeministri po e personalizon çështjen dhe po përqendron vëmendjen vetëm te Veliaj, në vend që të trajtojë problemin në një këndvështrim më të gjerë. Sipas Manjanit, kjo situatë e afron Ramën me mënyrën se si Sali Berisha është përballur me drejtësinë, duke e bërë të duket se ka një përpjekje për të ndikuar në proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related