Konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln euro në Sarandë, u përfituan me dokumente false, gjykata dënon pesë persona (Emrat)

Data

7 sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me çwrtifikata pronësie. Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata, Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.

Pas hetimeve intensive, dosja shkoi në Gjykatë për një pjesë të të pandehurve, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe gjykimi për një pjesë të të dyshuarve dhe një pjesë të sipërfaqes prej 10 mijë m2. Në seancën përfundimtare për 5 prej të pandehurve, Prokurori Kledian Llaho kërkoi shpalljen fajtor të tyre dhe dënimin, si dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 7 trojeve buzë detit me sipërfaqe totale 6640 m2, me vlerë tregu rreth 15 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related