Berat, nga dëmtimi i nipit deri tek prerja e ullinjve të komshiut, procedohen pesë persona

Data

Policia e Beratit ka proceduar në gjendje të lirë pesë persona për vepra të ndryshme penale. Një 58-vjeçar dyshohet se ka tregtuar produkte kozmetike pa faturë tatimore, ndërsa një 57-vjeçar ka kryer ndërtim të paligjshëm.

Ndërkohë një tjetër person ka dëmtuar me shufër hekuri nipin e tij 5 vjeç dhe një 40 vjeçar pas një zënke me komshiun i pret këtij të fundit disa rrënjë ullinj.

Policia thotë se këta persona po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Y., 58 vjeç, banues në Berat, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte dhe në dyqanin që administronte, u gjetën produkte kozmetike, pa fatura blerjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related