Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë në masën e arrestit me burg nga gjyqtari i Posaçëm, Erjon Bani. Vendimi erdhi pas më shumë se dy orësh, pas përfundimit të një seance maratonë ku dy prokurorët e SPAK u përballen me kryebashkiakun, mbrojtësit e tij, por edhe personat e tjerë që janë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata, ka lënë në fuqi masat edhe për të 6 biznesmenët ndërkohë që është ndryshuar masa për bashkëshorten e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se për të është vendosur detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë vendi.
Seanca për vlerësimin e masave të sigurimit nisi dje në orën 08.30 dhe përfundoi, me shkëputje në 19.20, mes përplasjeve të forta mes të akuzuarve, kryesisht kreut të Bashkisë së Tiranës dhe prokurorit të çështjes, Olsi Dado. Mirëpo, mbrojtja ligjore e Erion Veliajt përveç se ka kërkuar lehtësim të masës së sigurimit, mësohet se ka ofruar edhe garanci pasurore për lirinë e tij, por gjykata ka refuzuar të pranoi kërkesat e mbrojtjes.
