Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar reagimin e radhës dhe mesazhet që kryeministri ka përcjellë për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj për të cilat shprehet se tregojnë që Rama është në vështirësi dhe se nuk e ka parë ndonjëherë në të tilla kushte.
Teksa tha se drejtësia nuk është e kapur nga Soros, ai tha se Veliaj në burg mund të konsiderohet si një ‘bombë pa siguresë’ pëer atë që mund të flasë.
Sipas tij Rama sot tregoi për herë të dytë se është i trembur dhe se nuk është më një mbështetës i SPAK dhe drejtësisë së re.
