Skandali/ Denoncimi: “Raiffeisen Bank” më tërhoqi lekë nga llogaria pa më njoftuar

Data

Një qytetar ka denoncuar për Boldnews.al “Raiffeisen Bank” pasi, pa asnjë njoftim apo miratim si zotërues i llogarisë, ka ndërhyrë dhe i ka çuar në minus një shumë parash e cila i ishte depozituar në llogari si shpërblim.

Qytetari tregon se “më datë 26 Dhjetor, më vjen njoftimi nga app i “Raiffeisen Bank” se në llogari ka kaluar shpërblimi për muajin dhjetor dhe sigurisht që, kur nuk ke burime të tjera të ardhurash, mezi e pret. Kështu që shkova i tërhoqa.

Çfarë ndodh? Pas 2 orësh më telefonojnë nga financa e punës dhe më thonë “është kaluar gabim dhe duhet ti kthesh”. “Ok”, i them, “do vij dhe do flasim”.

Por punonjësja pa më pritur në takim, kontakton bankën dhe i thotë “pagë e kaluar gabim”, ndërkohë që nuk ishte pagë por shpërblim. Dhe banka pa asnjë njoftim, as me sms, as me telefon, as me e-mail, ndërhyn në llogari dhe e çon MINUS shumën që kisha tërhequr dhe pjesën që kisha lënë.” p

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related