Pas pazarit PD-PS, Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së pas shkeljes së ligjit,detajet

Data

Komisioni i Medias ka kërkuar dje shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas parregullsive që hasën në procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri. Si rrallë herë, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord për diçka, shpërbërjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së, duke faktuara kështu “pazarin” Rama-Berisha. Vendimi vjen një javë pas, seancës dëgjimore me Kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo i cili foli në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH. Bungo, pranoi një javë më parë se në atë institucion mungon transparenca dhe se kur ai konstaton shkelje nuk ka të drejtë të veproj. Bazuar në këto deklarata të Bungos, Komisioni i Medias u shpreh se janë konstatuar shkelje dhe për këtë arsye do të kërkohet shkarkimi i Këshillit Drejtues.

Reagon Pd

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa theksoi se nuk janë zbatuar në vite rekomandimet e Kuvendit. Sipas saj, anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH ishin të painformuar, por nuk i shpëton mosdija nga shkelja e ligjit. Gjithashtu u theksua se Këshilli Drejtues ka përfituar personalisht ose familjarë nga fondet e RTSH me kontrata dhe projekte të ndryshme, ose kanë të punësuar familjarë. Një tjetër konstatim nga anëtarët e Komisionit të Medias ishte se në RTSH ka munguar edhe transparenca e shpenzimeve, pasi nuk janë publikuar raporte. “Nuk dinin kompetencat e detyrave të tyre, madje kërkuan t’ia bënim ne statutin (pra Kuvendi)) Ka konflikt interesi (kemi shkresa zyrtare që e konfirmojnë). Pas dëgjesës në komision 2 anëtarë dhanë dorëheqjen, Genci Përmeti, Gëzim Podgorica (do vazhdojmë me procedurat e zëvendësimit)”, deklaroi dje Zhupa mes të tjerash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related