Berisha hedh mln dollarë për kompaninë amerikane që udhëzoi Trumpin në zgjedhjet e SHBA, Kokalari zbulon kush është…

Data

Vetëm dy ditë pas protestës së zbehtë të 8 shkurtit, kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka lëvizur një gur të rëndë në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit. Në një ceremoni luksoze në Tiranë, ai prezantoi dje Chris LaCivitën, arkitektin e fushatës së Donald Trump, si njeriun që do të drejtojë strategjinë elektorale të PD-së. Ky veprim ka ngritur menjëherë dyshime mbi burimin e financimit, duke qenë se LaCivita ka marrë plot 19.2 milionë dollarë nga fushata e Trump. Nga do t’i gjejë PD këto para? A ka nisur një skemë financimi e fshehtë me burime të dyshimta? Janë disa pyetje që meritojnë përgjigje. Berisha e shiti LaCivitën si “trurin e fitores së Trumpit”, ndërkohë që Evi Kokalari, një figurë e afërt me Partinë Republikane në SHBA, hodhi poshtë këtë pretendim. Ajo akuzoi Berishën dhe PD-në se po përdorin miliona nga korrupsioni për të financuar një fushatë të humbur

“Trump nuk fitoi nga LaCivita, ai është thjesht një konsulent i paguar me miliona, i njohur për mashtrime dhe propagandë”, shkroi dje Kokalari në rrjetet sociale, duke theksuar se opozita nuk ka asnjë shans për fitore më 11 maj. Pra mesazhi është i qartë se Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga SHBA, duket se po bën fushatë mashtruese me emrin e presidentit amerikan. Ndërkohë Chris LaCivita nuk humbi kohë dhe në daljen e tij të parë dje krah Berishës, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “kukull të George Soros”. Kjo retorikë anti-Soros e LaCivitës tregon një përpjekje për ta portretizuar Berishën si aleatin kryesor të Trumpit në Shqipëri, por realiteti është ndryshe. Në SHBA, LaCivita është i njohur si një strateg i fushatave agresive, që në 2004 u bë famëkeq për sulmet e tij të ulëta ndaj ish-senatorit John Kerry. A është ky njeriu që do t’i sjellë fitoren Berishës, apo thjesht një konsulent i paguar shtrenjtë që do të zhvatë edhe më shumë financat e PD-së?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related