Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave ”/ Zgjedhjet e 11 majit, KQZ i tërheq vëmendje bashkive: Të merren masa

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kritikuar bashkitë e vendit pasi nuk po respektojnë afatet ligjore lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një reagimi në Facebook, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Celibashi thote se nga monitorimi i bërë nga KQZ janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara. Po ashtu informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar. KQZ kishte edhe nje kerkese per ministrine e Brendshme, duke i kerkuar lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related