Sot në Televizionin ABC News, analizuam protestën qesharake të dështakut Sali Berisha, pse është degraduar deri në këtë farë feje PD-ja e tij, dhe pse 11 maj 2025 do të shënoj fundin politik, moral dhe ligjor të këtij misionari millosheviçian, zbatues i zjarrtë i planit famëkeq të Çubrilloviçit për çfarrosjen e shqiptarëve…
Në këtë emision, dëgjova drejtpërdrejtë opinionistin dhe njëkohësisht dëshmitarin okular, Paro Laçi, i cili dëshmoi se Sali Berisha e kishte urdhëruar atë si dhe 49 persona tjerë, “besnikë” të tij, që në Luksemburg, ku unë ndodhesha për të parë ndeshjen e footbollit Luksemburg-Shqipëri, të më vrisnin…
