Qipro-Dubai, pafuqia e SPAK, ‘qeveri’ e fshehur në ofshor…

Data

Qipro dhe Dubai janë streha financiare edhe ofshor të patrazuara nga asnjë Prokurori në Shqipëri.

A janë dhjetëra milionë të AKSH në Qipro? A janë miliona të tjerë në Dubai dhe në Qipro. Dhe këtu ministra e ish-ministrave janë pronarët e këtyre llogarive.

Përse pushteti dhe shteti nuk pranojnë të bëjnë marrëveshje ekstradimi me Emiratet? Përse nuk kërkojnë kontrolle në “parajsat” financiare të Qipro dhe Dubai?! Zbulojnë kryeministrin? Ministra? Ish-ministra? Kryebashkiakët?! Biznesmenë me portofol të përbashkët me zyrtarët publikë?!.Njerëz të drejtësisë e të policisë?! Aty janë vjedhjet e inceneratorëve të 5D e 6D, investimet strategjike, të trafikut të kokainës apo më herët miliardat e hashashit? Janë përqindjet e majme të Sorosit?! Pyesni Ballën si vizitor i shpeshtë në Dubai. Ndaj gatuan drejtësinë Rama-Soros një aferë korruptive e kontrolluese!! Një lëmsh zyrtar, ku u lanë nëpër poste shumicë yes-menësh pa shtyllë kurrizore. Ekipi elektoral i Dubait i ka kontratat e pastrimit të parave me këtë qeveri ndaj investimi i tyre zgjedhor rilindas 2025 është në aksion…

Iu shkrep se është Ismail Qemal dhe lëshoi mjekrën e zbardhi duke gjezdisur si baba kombi. Iu lezetua dalldia e parë dhe bëri një bust të heroit kombëtar, Skënderbeut, për arbëreshët duke vënë surratin e tij si majmunëri e dhunshme. Marrëzia ia sundoi kokën dhe sajoi me bindjen e përjetësisë në sinorët e Kryeministrisë, kopshtin e Edenit, si sarajet e Zotit. Hodhi 4 milionë euro pa pyetur kurrëfarë ligji e robi. Por gjithnjë ka një por..

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related