Kongresi i CDU, Berisha: Shtrëngim duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë

Data

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elektoral të CDU-së.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamje nga takimi me Friedrich Merz, të cilin lideri demokrat e cilësoi si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të mirë të Evropës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës! sb”, thuhet në postimin e Berishës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related