Gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar pezullim me 90 ditë të fondeve nga SHBA ku një ndër institucionet që preket është dhe SPAK për të cilin u shpreh se nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe pse pa mbështetjen e partnerëve ai nuk do kishte këto rezultate.
Zhabina tha se krimi i organizuar dhe lufta ndaj korrupsionit janë dy nga fenomenet që cenojnë sigurinë kombëtare të cilat dhe SHBA i ka cilësuar si kryesore, teksa shtoi se pavarësisht këtij pezullimi nuk është parë qe amerikanët të ndryshojnë politikat.
Sipas tij mbetet për tu parë se si do vijohet pas përfundimit të këtij afati 90 ditor, por që për SPAK ka ardhur koha që të ecë me këmbët e veta.
