Importet e barnave arrijnë nivele rekord, shqiptarët konsumojnë më shumë medikamente

Data

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë më parë te shëndeti si pasojë e pandemisë nga tjetra, po mbajnë kërkesën për barna në nivelet më të larta ndonjëherë.

“Në këtë moshë që jemi sigurisht që marrim ilaçe. Jo nga tensioni e nga sëmundje të tjera, detyrimisht do kemi dhe ilaçe”, thonë qytetarët.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit të shkuar u importuan 28.2 miliardë lekë produkte farmaceutike. Në krahasim me 2023-shin, importet u zgjeruan me 1.3 miliardë lekë duke iu afruar nivele të vitit 2021 që shënoi një rekord më vete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related