KM në ikje Edi Rama, ndoshta i pa detoksikuar kohët e fundit ka hapur thesin e miliardave dhe atë të batakut leksikor kundër PD. Halleshumi nuk do i mungojë ndjekjes penale familjarisht.
Ata janë në garë kush bën më shumë vepra penale. Shthurja në komunikim, ulërimat për pushtet të dhunshëm janë frika nga burgu. Të korruptuar, trafikantë, vrasës, dhunues, mafiozë, ortakë të bandave të gjithë janë laku në fytin e tij.
Vërshimi elektoral ka angazhuar shumë grupe të paligjshme. Ka firmosur leje kullash e resortesh në prag zgjedhjesh për një dorë milionash euro. SPAK i dha një dorë me “amnistinë” e përkohshme për vëlla Olsin dhe Erionin e bashkisë.
Njëherësh nuk e trazojnë për AKSHI dhe Eco Park ku janë familjarë të KM në një moçal korrupsioni dhjetëra milionë eurosh. Çunat e karteleve të kokainës të Dubait, Londrës, Holandës, Kolumbisë, Ekuadorit, Venezuelës, Meksikës, kanë hedhur këstet zgjedhore. Me gjasë kanë edhe përfaqësuesit e tyre si kandidatë. Në mungesë të vëlla Soros me dekretet Trump për hetim financash Rama është përballë marrjes së pandehur.
