Regjistrimi i emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, KQZ njoftim me rëndësi për personat që numrat personalë të dokumenteve të identifikimit u mbarojnë me këto dy shkronja

Data

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një informacion me rëndësi për emigrantët të cilët regjistrohen për të votuar nga vendi ku jetojnë, për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi këshillon, që personave të cilëve numri personal në mjetet e identifikimit, u mbaron me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, të mos e ngatërrojnë me numrin ‘0’.

475439454_994766649368833_2257009645600611405_n

Postimi i Celibashit:

Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’

Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!

Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me gërmë kapitale.

Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related