Të paktën tetë persona u vr@në dhe 12 të tjerë u pl@gosën për shkak të një sulmi ajror rus në qytetin Sumy në Ukrainën lindore, sipas raportit të fundit nga autoritetet lokale.
Prokuroria e Rrethit Sumi njoftoi mbrëmjen e sotme me anë të një postimi në platformën Telegram se dy persona të tjerë janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e pallatit dhjetë katësh që u godit nga një dro
Bëhet fjalë për një 74-vjeçar dhe një 37-vjeçare nënë e një vajze të plagosur nga sulmi.
Shifrat bënin fjalë fillimisht për gjashtë viktima: tre burra dhe tre gra të moshës 61-74 vjeç.

Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë shkallën e dëmtimit të kompleksit të ndërtesave shumëkatëshe, ndërsa shpëtimtarët me projektorë shihen duke kërkuar për të mbijetuar në rrënoja.
“Është një tragjedi e tmerrshme. Një krim i tmerrshëm rus”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Rusisë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha.
