“Ofertat e pagave në teknologji janë të larta”, Rama flet për kërkesat në rritje për punonjës në fushën e teknologjisë

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtet e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.

Në fjalën e tij në një aktivitet në institutin Harry Fultz, i cili tashmë është edhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA, Rama tha se, “jemi në një kohë ku po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe për të mundësuar punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë”.

“Lajmi i mirë është që sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes sepse nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për t’i bindur sipërmarrësit që të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithmonë e më të interesuara për t’u lidhur me këto institucione dhe jam i bindur që dhe tek Harry Fultz-i e kanë ndjerë këtë interesim dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësit e tyre të ardhshëm që në bankat e shkollës”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related